Celebrities Showbiz

Ben Affleck bën një deklaratë dhe mesa duket është për Jennifer Lopez!

Aktori i njohur i ‘Good Will Hunting’ në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Extra’ është shprehur se tashmë jeta e tij është më e mirë dhe sa ai gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i lumtur. E mesa duket kjo deklaratë ka ardhur pasi ai dhe partnerja e tij Jennifer Lopez çdo ditë e më shumë dëshmojnë se rikthimi i tyre përsëri së bashku ka qenë një nga veprimet më të duhura për të dy.

Së fundmi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën më të dashuruar se kurrë, teksa ecnin të kapur dorë për dore në qytetin e New York, pas koncertit “Global Citizens Live”. Këngëtarja 52-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbërt dhe të kaltërt, me një rrip të lidhur në bel dhe një pallto në po të njëjtën material dhe ngjyrë. Ylli i “Hustlers” kishte vendosur ti mbante flokët lëshuar dhe si aksesor kishte vënë një palë syze dhe vathë të mëdhenj, ndërsa në qafë mbante një varëse. Ndërsa Affleck, ishte i veshur me një pallto në ngjyrë gri mbi një këmishë me jakë blu, xhinse dhe çizme në ngjyrë të zezë.

Çifti i ribashkuar u panë duke kapur duart dhe duke u puthur teksa shijonin shëtitjen e tyre në parkun “Madison Square”. Artistja e hitit “The Love Don’t Cost a Thing” doli në skenë në Central Park në Neë York, për koncertin “Global Citizen Live” ditën e shtunë. Ajo performoi repertorin e saj live që përfshinin hite të tilla si “Jenny from the Block”, “Cambia el Paso”, “All I Have”, “I’m Real” , “Ain’t It Funny” dhe “On My Way”. Në koncertin e “Global Citizens Live” ajo u shpreh se:

Ne mund të bëjmë gjithçka me dashuri. Dashuria bën mrekullira, më besoni. Mund të them se kohët e fundit, ka vetëm dashuri në mendjen time dhe jam shumë e lumtur.