Showbiz

Ben Affleck: “Pendesa ime më e madhe është divorci nga Jennifer Garner”

Në një intervitë shumë të ndjerë të dhënë së fundmi për “New York Times” aktori i famshëm Ben Affleck ka folur për herë të parë për problemet e tij me alkoolin.

Varësia e tij ndaj pijeve alkoolike shkatërroi karrierën dhe jetën e tij personale dhe për këtë 47-vjeçari është i ndërgjegjshëm.

“Pendesa ime më e madhe është divorci me Jen. Turpi që ndjej është toksik, nuk ka asnjë anë pozitive të saj. Është një ndjenjë që të shkatërron përbrenda” -tha ai i emocionuar.

Ish-çifti i aktorëve u divorcuan në vitin 2015 ku gjendja e Affleck po përkeqësohej. Rreth 2 vite më vonë kur ai gjithashtu humbi rolin e Batmanit, në serinë e re të këtij filmi, varësia ndaj alkoolit u shtua dhe më shumë dhe ai u detyrua të hynte në një klinikë rehabilitimi.