Celebrities Showbiz

Bën plot 3 muaj jetë, Dj Sardi na zbulon portretin e të birit!

Ai është treguar gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës së tij private. E kemi fjalën për DJ Sardi i cili në muajin dhjetor të vitit të kaluar nëpërmjet një postimi që bëri në rrjetin e tij social Instagram njoftoi se do të bëhet baba për herë të parë. Sardi asokohe gjithashtu shpërndau një foto shumë të ëmbël ku shfaqej me nënën e ardhshme të fëmijës së tij e cila pozoi me barkun e rrumbullakosur. Në muajn janar erdhi në jetë djali i tij, Zais Denzel Shehu.

Zais mbushi plot 3 muaj jetë dhe këtë na e ka bërë me dije vetë Sardi me anë të një postimi në Instagram, ku për herë të parë ai ka zbuluar portretin e të birit. Në një foto shumë të embël, ku ai është duke fjetur dhe Zais krah tij duke qeshur, Dj shkruan:

Mami mendoj që ta zgjojmë babin, boll ka fjetur se unë bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur…

 

Rikujtojmë se i ftuar para pak kohësh në “Pardon My French”, DJ Sardi i cili nuk flet shpesh për jetën e tij private ka zbuluar ekskluzivisht për TAR planet për martesë. Ai tregoi se bashkëjeton prej një viti tanimë me partneren e tij, Jonisa dhe se për momentin po shijon çdo fazë të lidhjes.