Celebrities Gossip Showbiz

Bëni gati farsoletat! Andrra Destani bën urimin prekës për ditëlindjen e të birit…

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë plot 6 vite të martuar së bashku.

Tanimë, ata njihen si një çifti i konsoliduar i showbiz-it, teksa janë dhe prindër të engjëjve të vegjël. Para një viti, dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Ayan. E teksa, Ayan para dy ditëve festoi përvejtorin e tij të parë, Andrra para pak orëve është siguruar që t’i bëjë një dedikim shumë të gjatë dhe prekës vogëlushit të saj.

Kam jetuar mes privilegjesh shpirtërore që jeta s’mi ka refuzuar prej vitesh, por lajmi se brenda meje rreh një tjetër zemër, vërshoi një lumë emocionesh që s’më shteruan kurrë e më lanë të kuptoja se magjia e jetës s’më ishte kursyer sërish. Ti m’i përkëdhelje ëndrrat ëmbël, teksa unë të mendoja në më të voglin detaj! E jetoj ende çastin e shenjtë, kur për të parën herë t’i pashë sytë e lotuar, që buronin edhe në zemrën time nga bekimi i ardhjes tënde në jetë! Një moment lumturie që do ta mbaj përjetësisht të fresket, afër zemrës! Sot, mbaj në duar amanetin e Zotit, thesarin e çmuar të shpirtit, dritën e syrit që më ngroh edhe në ditën më të akullt. Më shpërthen zemra prej gëzimit sa herë ta prek lëkurën e butë, sa herë ta ndiej aromën e preferuar, sa herë ta shoh portretin e qeshur… Të dua me pastërti të pafundme, të bardhë e të paprekshme! Tashmë jemi katër, hedh çdo hap me mirënjohjen se në rreshtat e zemrës me lexohen tre bekime, e lumtur përulesisht ndaj Zotit, jam me shpirtin plot! Ayan… uroj të gëzosh për veten e ata afër teje, uroj të festosh me dolli për suksese të mëdha, në pistën e jetës lufto për të qenë më i miri, por mos harro të jesh njeri i mirë, dështo por mos u dorëzo, ktheje humbjen në forcë e vishe veten me dinjitet, mos ki frikë të rrëzohesh biri im, dorën tënde e mban vëllai, unë, babi! Faleminderit Ayan, ia shtove motivin e magjinë ditëve tona… Gëzuar ditëlindjen e parë, dashuri e pashtershme, lot gëzimi që pikon në çdo agim, ëndërr e jetuar! Mami, Babi e Ansi të duan me forcën e jetës, pa kursim! 

https://www.instagram.com/p/CbYMRbbsFYG/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë, se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, quhet Ansi dhe ka lindur në maj të 2016-tës.

Edhe pse tanimë prej vitesh bashkë, kjo nuk i pengon disa portale që të spekulojnë dhe ndoshta të abuzojnë me titujt që vendosin. Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtarit të mirënjohur dhe rreth kësaj ka reaguar partnerja e tij.

Ky i fundit dhe këngëtarja Yllka Kuqi këtë vit kanë realizuar një popturi së bashku. Nga disa foto të kapura me kënde të qëllimshme gjatë performancës së tyre, disa portale kanë spekuluar se mund të ketë diçka mes tyre duke e konsideruar si ‘skandal’.

Andrra e ka ripostuar këtë lajm duke reaguar ashpër dhe duke e cilësuar si turp një aludim të tillë.