Aktualitet Celebrities

Beniada Nishani reagon për largimin nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten!”

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërron jetë pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej disa javësh, ish-kreu i shtetit gjendej i shtruar në një spital në Gjermani, ku u dërgua me urgjencë për pneumoni bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe mbesa e tij, modelja dhe ish- banorja e ‘BBV’, Beniada Nishani. Me anë të një Instastory nuk ka zgjedhur të flasë shumë, por me ato pak fjalë na ka emocionuar me të vërtetë.

Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty. 

Mësohet se Nishani po mbahej në jetë përmes aparaturave. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19, dy muaj më parë. Pasi e kaloi pak kohë më parë koronavirusin, u trajtua në kushte shtëpie, por u përball me ndërlikimet e sëmundjes.

Fillimisht, ish-kreu i shtetit u shtrua në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të njohur ndryshe si Sanatoriumi. Por, me kërkesë të familjarëve, pas datës 20 prill u dërgua në Gjermani, për të qenë nën survejimin e mjekëve gjermanë.

Politikani demokrat, Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial 5-vjeçar e nisi më 24 korrik 2012 për ta përmbyllur më 24 korrik 2017.