Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani së shpejti këngëtare? Ja me cilën artiste mund të ketë bashkëpunim

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

E ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” ishte këngëtarja Arinda Gjoni, e cila ka një miqësi prej 10 vitesh me Beniadën. Këngëtarja zbuloi se e kanë menduar të vijnë të dyja së bashku me një bashkëpunim muzikor. Sipas Arindës, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.

E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë…

Beniada e ftuar në emisionnin “Ftesë në 5”, ku ka folur për jetën e saj sentimentale, duke na treguar më shumë rreth të dashurit të saj dhe xhelozisë që kanë për njëri-tjetrin, por edhe histori me fansat e saj, ku një prej tyre edhe i ka propozuar.