Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani tregon arsyen e vetme që do e bënte të rikthehej në Itali!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe u është përgjigjur disa pyetjeve, ku na ka treguar të vetmen arsye se përse një ditë do të rikthehej të jetonte në Itali.

 Do të rikthehem në Itali vetëm nqs mami dhe babi më thonë: “Beniada do vish këtu se pa ty nuk rrim dot…”, po nuk bën vaki dhe do jetojmë përgjithmonë në Shqiperi ndoshta nuk i dihet… 

Beniada gjithashtu ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur pë Jorin.