1këngëx2 Celebrities

Beniada Nishani zbulon si e feston Shën Valentinin!

Sot është një ditë e veçantë për Top Albania Radio, pasi shënon përvjetorin e 24-të, teksa pikërisht në Ditën e të Dashuruarve në 14 shkurt 1998, u krijua radio më e madhe në Shqipëri.

E teksa “Big Brother Vip Albania” është një fenomen padiskutim dhe të gjithë flasin për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sot Top Albania Radio lidhet live me finalistët e “BBV”. Në një orë të mbushur me emocione, intervista dhe muzikë të mirë, e para e intervistuar është pikërisht Beniada. Por si e feston Beniada Ditën e të Dashuruarve?! Përgjigjen na e jep ajo ekskluzivisht në TAR.

Kur jam beqare e festoj me familjen, kur isha e fejuar jashtë.

Ndërkohë, Beniada u shpreh gjithashtu për emocionet pozitive që ka tashmë që është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Po e pres me shumë energji, shumë e emocionuar, pozitive dhe po përpiqem t’i shijoj sa më shumë. Sa të dal unë dhe banorët e tjerë e di që do më mungojë shtëpia.

Beniada gjithashtu bëri një dedikim special me këngën e Kejsi Tola “Më ke mua”.

Po zgjedh muzikë shqiptare, për shqiptarët që janë të dashuruar. Ia dedikoj vëllait tim Albanos dhe kushërirës time Alda dhe daja Pashuku.

Por Beniada gjithashtu gjeti rastin të përshëndesë Ponin, e cila së fundmi ka bërë një këngë frymëzuar nga ajo.

I çoj një përqafim, një puthje të madhe Ponit.