Celebrities Gossip Showbiz

Beniada nxjerr padashje sekretin e Megit pas dyshimeve për një lidhje me futbollisitin e njohur:”Çift i bukur…”

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Edhe pse gjatë një periudhe u përfol se kishte diçka mes saj dhe reperit Getinjo, rezultoi se ishte thjesht një miqësi mes dyshes. Por, një foto duket se e ka ‘nxjerrë zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka.

Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para disa ditësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk kishte asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.

Më tej këto dyshime u shtuan, pasi dyshja postonin foto nga po i njëjti vend pushimesh. E teksa, rrjeti është trazuar nga ky lajm, një fjali e Beniadës, e cila njihet me Megin pasi të dyja janë në jurinë  ‘He’s/She’s On Top’, duket se e ka vërtetuar këtë lajm. Gjatë një bisede me Ed Manushin në ‘Procesi Sportiv’, modelja është shprehur kështu:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Beniada: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Beniada: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Deri kur u angazhua në jurinë e ‘She’s On Top’, Megi i kishte munguar televizionit, por tani është rikthyer më fuqishëm se kurrë. E ftuar në ‘Më lër të flas’ para pak javësh, bukuroshja pranoi se nuk është në një lidhje dhe reagoi lidhur me kritikat e shumta që merr në rrjete sociale për sa i përket sjelljes së saj ‘pa filtra’ në rrjete sociale.