Celebrities Gossip Showbiz

Beniada shokon: “Për 200 mijë euro vrapoj nudo në rrugët e Tiranës!”

Që në nisje të “Big Brother VIP”, deklaratat e personazheve tanë të famshëm na kanë habitur dhe prekur vazhdimisht. Një nga vajzat më të guximshme të këtij sezoni është padyshim Beniada Nishani, e cila dhe jashtë shtëpisë ka qenë shumë e përfolur për fotot e saj nudo dhe shumë provokuese.

E tipin e saj me aspak komplekse nuk ka problem ta shfaqë edhe brenda shtëpisë. Në një bisedë të bërë së fundmi me Kledin, teksa po flisnin për reklamat dhe paratë që marrin prej tyre, modelja na habiti me deklaratën e saj, e cila u shpreh se për aq shumë para do të vraponte nudo në rrugët e Tiranës.

Për 200 mijë euro vrapoj nudo në rrugët e Tiranës.

Ditën e djeshme në formë shakaje u organizua një dasmë tradicionale mes Arditit dhe Beniadës për të argëtuar të gjithë banorët me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili dhe orkestrës. Teksa Beniada pranoi të ishte nusja dhe Arditi dhëndri, banorët na falën një atmosferë shumë festive.

E megjithëse ishte e inskenuar, Beniada dhe Arditi na falën një puthje në buzë, gjë që zakonisht nuk jemi mësuar ta shohim.

Edhe pse dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë ditëve, madje ndanë dhe të njëjtin krevatin, duket se Beniada nuk e sheh më shumë se thjesht shok Arditin.

Mirëpo, gjatë një bisede me Palomën, Beniada ka rrëfyer se ka patur një tërheqje ndaj Elhaidit, pasi i ka pëlqyer temperamenti dhe tipi që ai kishte.