Celebrities Gossip Showbiz

Beniada zbulon një histori personale nga karriera e saj dhe jep një mesazh shumë të fortë!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

E padyshim si një figurë publike, çdo mesazh apo rrëfim i saji ndikon shumë te ndjekësit dhe pak më parë me anë të disa Instastory-ve Beni na ka zbuluar një histori nga karriera e saj lidhur me modelingun ku krahas ka dhënë një mesazh shumë të fuqishëm se si të mos dorëzohemi kurrë dhe të ndjekim ëndrrat tona.

Një shoqja ime më dërgoi këtë foto, doja të ndaja një kujtim të bukur me ju, nga konkursi im i parë. Më thanë se ishte e kotë të merrja pjesë sepse nuk i kisha ende dokumentet italiane, fitova titullin Miss Ravenna. Arrita një hap nga finalja dhe që nga ai moment nisa ta bëja pasionin tim punë. Kurrë mos u dorëzoni dhe besoni në ëndrrat tuaja, sepse ëndrrat janë gjëra serioze dhe kurrë nuk e dini se çfarë ju pret. Besoni në vete, gjithmonë. Çdo ditë marr shumë komente pozitive, por edhe negative. vetëm një gjë dua të them, koha është gjëja më e rëndësishme që kemi. Bëni atë që të bën të ndihesh mirë, mos shiko çfarë bëjnë të tjerët, sepse çdo sekondë është e humbur, çdo koment negativ që bëni për të tjerët është kohë që i heq vetes. Jeni të lumtur me gjërat e vogla që keni. Mos u bëni xheloz për barin jeshil të komshiut (shprehje italiane) na duket se të tjerët janë gjithmonë më mirë se ne, por… por harrojmë të vlerësojmë veten. Shikoni përtej dhe shkëlqeni. Ika tani se shumë fola sot. 

E duket se pas përfundimit të spektaklit, Beni ka nisur fuqishëm me projekte të reja televizive dhe jo vetëm. Pak javë më parë, bukuroshja na ka paralajmëruar për një projekt të ri që do të nisë edhe pse nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër duke na bërë shumë kuriozë lidhur me këtë pjesë.