Sociale

Bënte thirrje për akte terroriste në rrjete sociale, SPAK kërkon tre vite burg për Ibrahim Lekicën

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim el Salih. Në datën 13 shkurt pritet të mbahet seanca gjyqësore.

Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, pasi bënte thirrje terroriste në rrjete sociale.

Sipas SPAK, postimet e të akuzuarit në rrjetin social “Facebook” përmbanin elementë të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Ai bënte thirrje që ndjekësit e tij të përkrahnin “xhihadin”, shtetin Islamik të Irakut, personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, si dhe kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.