Celebrities Gossip

“Bëra atë që çdo bashkëshort apo baba do të bënte”….Princ Harry hap zemrën!

Një intervistë për Oprah Winfrey do të vijë së shpejti ku Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore. Kjo gjë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë dyshes mbretërore pasi sipas burimeve të afërta ky lajm nuk është pritur fare mirë nga pallati mbretëror. Së fundmi, në një intervistë për “The Late Late Show” Princ Harry ka deklaruar se ai ka bërë atë që çdo bashkëshort dhe baba do të bënte.

Ne kurrë nuk u larguam nga familja mbretërore.

Bashkëbisedimi u xhirua pak para se ai dhe bashkëshortja Meghan Markle të konfirmonin se ata nuk do të riktheheshin në detyrat e tyre si anëtarë të pallatit mbretëror. Intervista u zhvillua në një autobus të Los Angeles-it dhe në çastin kur gazetari Corden i kërkoi Harry-t të paguante ky i fundit u përgjigj me humor:

Ne mbretërorët nuk mbajme para të thata. Është hera e parë që po udhëtoj me një autobus, sepse nuk na lejohet.

Gjatë udhëtimit, ata ndaluan në shtëpinë ku u xhirua sitcom-i i vitit 1990, “The Fresh Prince Of Bel-Air” dhe Harry e më tej ata telefonuan Meghan-in, e cila në përgjigje të sugjerimit të Corden-it për ta blerë shtëpinë ku tanimë ndodhen, ajo u përgjigj:

Besoj se kemi bërë mjaftueshëm ndryshime.

Rikujtojmë, se Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë. Largimi i çiftit nga pallati mbretëror ishte më i komentuari i kohëve të fundit, teksa u tha se Mbretëreshës nuk i kishte pëlqyer aspak ky vendim, megjithëse kishte vendosur ta respektonte.

Ndërkaq, mediat e huaja bëjnë të ditur se ishte një person mes tyre i cili mbështeti largimin e Harry-t dhe Meghan-it. Bëhet fjalë për hallën e Dukës, Princeshë Anne. Ajo është shprehur se largimi i çiftit ishte gjëja më e mirë që mund të bënin.