Celebrities Showbiz

Bëri foto provokuese me fanset e tij, Chris Brown reagon pas akuzave në rrjet!

Chris Brown ka reaguar pas akuzave për takimet e zjarrta dhe shumë të afërta me fanset e tij, pasi fotografitë e pozave provokuese u postuan në Twitter. Këngëtari 33-vjeçar ka pozuar në një mënyrë shumë sensuale me fanset që kanë blerë paketën VIP.

Chris dha një deklaratë publike së fundmi në lidhje me imazhet, duke shkruar se fansat e tij janë arsyeja që ai ekziston, kështu që ai gjithmonë dëshiron ‘të bëjë gjithçka për ta’. Takimi i artistit me fansat përfshinte foto, ku ata pozonin në poza seksuale, si me duart në të pasmet e tyre dhe kontakt shumë intim.

Chris shkroi në postimin e tij në InstaStory se të gjithë artistët kanë paketa VIP takimesh dhe ai nuk ka mbajtur një të tillë për më shumë se shtatë vjet. Ai u shpreh:

Unë i vlerësoj ata. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të kenë as kontakt me sy me ta, me njerëzit që bënë të mundur të kesh një karrierë. Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi!

Muajin e kaluar, mediat e huaja raportuan se paketa VIP mund të kushtojë deri në 1000 dollarë për person. Chris është aktualisht në turne me Lil Baby. Turneu në 27 qytete po prezantohet nga “Rolling Loud”, ai do të përfundojë më 27 gusht në Las Vegas.

Pak muaj më parë, Chris Brown ka uruar ish të dashurën e tij, Rihanna pasi këngëtarja solli në jetë fëmijën e parë të saj me reperin ASAP Rocky. Reperi e shoqëroi urimin me tre emoji, një zemër të kuqe, një grua shtatzënë dhe duar që luten. Ish-çifti filloi lidhjen e tyre në vitin 2007, duke u ndarë dy vite më vonë kur aktori sulmoi fizikisht Rihanna-n. Brown u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vite lirim me kusht. Kur ata u pajtuan në vitin 2012 , duke i dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre për një vit tjetër, Rihanna e quajti zgjedhjen “gabimin” e saj për të bërë në një intervistë në janar të 2013.