Celebrities Gossip Showbiz

Bëri sherr me burrat që e ngatërruan me Usher, arrestohet Jason Derulo!

Së fundmi, këngëtari i njohur Jason Derulo është arrestuar në Las Vegas pas një sherri me disa burra, të cilët e ngatërruan me këngëtarin tjetër, Usher. Në një video të publikuar në mediat amerikane e cila tanimë është bërë virale, duket 32-vjeçari që hidhet te një grup burrash, pasi njëri prej tyre e thërriti: “Hej, Usher”, duke e sharë. Sipas TMZ, policia mbërriti në hotelin ku ndodhi sherri dhe vuri në pranga këngëtarin.

Dëshmitarët thanë se Derulo ishte tepër i nxehur me burrat dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë me grusht. Të tjerë thanë se më pas goditi me shuplakë një tjetër dhe rojet e sigurisë duhet të ndërhynin për të ndërprerë sherrin. ‘TMZ’ raportoi se dy burrat nuk e paditën këngëtarin, edhe pse kishin shenja gjaku në fytyrë.

Rikujtojmë se së fundmi Jason Derulo dhe partnerja e tij Jena Frumes janë ndarë. Derulo, njoftoi se ai dhe Jena janë ndarë, gati pesë muaj pasi mirëpritën djalin e tyre. Ata filluan të dilnin bashkë në mars të 2020-ës. Në një deklaratë në Twitter ai shkroi:

Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ajo është një nënë e përkryer, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.

Jason ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili është Jason King Derulo. Kjo do të thotë se artisti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e tij. Derulo ka treguar për “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.