Sport

Briken Calja shkruan historinë, shpallet Kampion Bote në peshëngritje dhe fiton dy medalje argjendi!

Briken Calja ka shkruar historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi  ne shtyje dhe dygarësh.

Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qene ndër të fundit që u ngjit në pedane duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.

Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë  ne tentativën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses. Për fat të keq, indoneziani Abdullah realizoi provën e fundit në peshën 192 kg dhe i mori medaljen e arte në shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullah e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram më shumë se Calja. Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.

Sa i përket Erkand Qerimajt, i cili po ashtu garonte në peshën deri në 73 kilogramë, pas shkëputjes ai u rendin në vendin e katërt edhe në shtytje e dygarësh.