Aktualitet Politikë

Berisha dhe Basha përplasen ashpër për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisi një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, vendim që sipas ish-kryeministrit është i padrejtë.

Por kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët në selinë blu, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD, kundër vendimit të dhënë nga qeveria amerikane.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Ish-kryeministri Sali Berisha i cili  shkruan prerë në “facebook” se Kuvendi i PD do të mblidhet dhe askush nuk mund ta pengojë.

Reagimi i Berishës:

Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb