Aktualitet Politikë

Berisha i vendosur për gjyqin ndaj Blinken: Gjykatësi në Paris më tha se në dosjen ndaj meje ka zero prova’”/ Zbulon datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur “foltoren” e tij në qytetin e Lezhës, ku është pritur nga dashamirësit dhe mbështetës të PD-së. Në fjalën e mbajtur Berisha zbuloi edhe datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që është 11 dhjetori.

Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën,  se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!, tha Berisha.

Teksa shoqërohej nga deputeti Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi, Berisha deklaroi se foltorja po kthen shpresën dhe besimin duke shtuar se Shqipëria ka llavë të tillë entuziazmi për të përmbysur pas 30 vitesh narkoshteti.

Mes të tjerash Berisha tha se ishte faji i Bashës që Rama për 3 mandate radhë është në pushtet. Berisha po ashtu u ndal edhe te padia që bëri në Paris ndaj sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken, ku shtoi se gjykatësi e kishte njoftuar se në dosjen e paraqitur ndaj tij nuk kishte asnjë fakt dhe kishte zero prova.

“Të dashur demokratë të qarkut të Lezhës, vëllezër dhe motra, së pari dua të përulem me nderimin më të madh para historisë së këtij qyteti, i cili u bë kryeqyteti i parë i trojeve shqiptare. Qytet i cili ishte apo u bë djepi i besëlidhjes kombëtare të shqiptarëve. Qyteti në të cilin prijësit e kombit shqiptar shpallën Skënderbeun zotin e shqiptarëve, prijësin e tyre të përjetshëm, qyteti që ai zgjodhi për të kaluar në përjetësi. Lezha, qytet që frytëzon virtytin më të arrirë të shqiptarëve; besën për vendin dhe trojet e tyre. Unë dua t’u falënderoj me mirënjohje të madhe. Për herë të parë pas 30 viteve Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese e cila njëlloj si ç përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës, pas 30 vitesh. 8 vite në pushtet, Rama rikthehu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të diktaturës komuniste. 8 vite në pushtet faktoi para shqiptarëve çdo premtim, një mashtrim, një gënjeshtër e vërtetë. Ai ndërtoi narkoshtetin në Europë me lidhjet e tij kriminale, qeveris me banda dhe krimin. Ka krijuar një gjendje të cilën se ka asnjë shtet në Europë. Në këto 8 vite Edi Rama ka mjeruar shqiptarët, si asnjë vend tjetër. Demokracia dhe tregu nuk varfërojnë qytetarët, por në ligjin e tyre të natyrshëm i përmirësojnë jetën. Vitet 2005-2013 varfëria ekstreme u ul katër herë, dhe rrogat u rritën. Në 8 vitet e shkuara ndërtuam 11 mijë km rrugë, qindra ujësjellës kanalizime. Në 8 vite Shqipëria u shndërrua në qendër operacionale të organizatave kriminale, të Rajonit, Europë, Të Amerikës së Jugut dhe të Veriut dhe në Lindjen e Mesme. në 8 vite Shqipëria u ngrit në çatinë e botës për korrupsionin. Emëronte ministër rendi skafo-ministrin, i cili me klanin e tij familjar vinte në kontroll trafiqet e Vlorës dhe jugut. Në kulmin e mbjelljeve të drogës në Shqipëri, e shpallte atë në superminsitër dhe e merrte në vizitë në shtëpinë e bardhë, ku nuk kishte shkelur kurrë më parë ndonjë trafikant veç Saimir Tahirit.

Largohej Tahiri dhe sillej Basha, vëllai i të cilit mori nga Habilajt drejtimin e trafikut në Vlorë. Pas tij na erdhi një ministër, skuthin e familjes, Rucin-Kuçin-Çuçin. Prandaj edhe ne jemi ‘delja e zezë’ e Europës, vendi më i pasigurt, ku nuk vijnë investitorët. Spastrim etnik. Të gjitha këto miqtë e mi kanë ndodhur edhe për një arsye tjetër të fortë, për shkak se opozita, PD nuk arriti që të jetë në lartësinë e saj për t’i bërë bllok, për të larguar nga pushteti një aventurier, një antishqiptare, kreu i Meduzës. Në 8 vite Rama na i mbylli dyert e Europës dhe integrimit, me muret e krimit, korrupsionit, drogës dhe me politikën me shtrimin e Shqipërisë në vasale të Beogradit. Për të gjitha këto ‘Foltorja’ ka ndezur shpresat e shqiptarëve, zemra te tyre dhe ne do të zotohemi këtu se do të marrim të gjitha fund. Do të garantojmë një zhvillim të pandalshëm, integrim dhe liritë e të drejtave të njeriut, jashtë monopoleve, oligarkëve, jashtë konkurrencës së pandashme. Por në radhë të parë duhet të ngremë shtëpinë tonë të shembur. Të ngrihemi ne si PD, sepse Rama ia doli. E vërteta është siç do më thoshte një kryetar grup-seksioni nga Puka; Ai mori çdo institucion këto 8 vite se ia dha Basha nga paaftësia e tij për ta penguar. Mori së fundi dhe kreun e PD. Dhe kjo është e vërteta. Do të ndalemi pak. Të shtrojë një pyetje; cilët betejë fituam ne demokratët në këto 8 vite? A nuk shpalli kryetari mbrojtjen e votës si zotimin e tij më solemn, po ça mbrojtje iu bëri votës ai në 25 prill. Rama volli dhe plaçkiti vota dy herë m shumë se në 2017 sepse e dinte se me kë kishte të bënte. Në 27 prill në vend se të ftonte demokratët e Lezhës dhe mbarë Shqipërisë në Tiranë, për t’u përballur, mendonte për karrigen e tij se si të fillonte zgjedhjet në parti nga frika se ikte. Ndaj edhe ne sot jemi jo vetëm të poshtëruar nga humbja në humbje, sepse mos harroni se Rama ka 3 mandate që kalon nga fitorja në fitore dhe Basha nga humbja në humbje. S’di se ça bën. Jo vetëm që nuk ndërmori protestën e përgjithshme, përdhunimin masiv që iu bë votës, u mor me karrigen e tij dhe harroi fjalën masakër. Unë u drejtova menjeherë në gjykatë në Paris, ku padita për shpifje zotërinë e tij që firmosi vendimin për shpalljen non-grata. Jo vetëm siç e morët vesh, gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë time, por miq të mi më ka njoftuar. Miq të mi më ka njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente dhe zero prova, siç ju thash unë juve. Megjithatë unë ftoj sekretarin e shtetit dhe secilindo qytetar, që çdo fakt që të ketë ta çojë në sallën e gjyqit në Paris. Skam asgjë personale dhe dua t’ju them ju se ditën e nesërme të vendimit e kam pyetur veten; Pse e morën këtë vendim? Çfarë kam bërë unë? Unë nuk kisha asnjë fuqi tjetër veç foltores së parlamentit dhe të ‘Facebook’. Me fjalën time kisha prishur plane të mëdha të Soros, për ndarjen e kufijve dhe aleancën mes 3 aleatëve. Kisha kundërshtuar me forcë kapjen e drejtësisë, reformën e Soros për kapjen e drejtësisë në Shqipëri.”, tha Berisha.