Politikë

Berisha mbështet protestën e maturantëve: Nesër tubimi pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështet protestën e maturantëve.Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështet protestën e maturantëve. Ish kryeministri thotë se do të jetë në mbështetje të të rinjve. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai bën thirrje për t’iu bashkuar maturantëve, në atë që e cilëson protestë pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi.

Postimi i Berishës:

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!

Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë! sb