Aktualitet Politikë

Berisha mbledh krerët e degëve të Tiranës: Opozita, përgjegjëse për situatën në të cilën Edi Rama ka çuar vendin!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, pak ditë pas protestës së 7 korrikut.

Berisha u shpreh se protesta ishte e jashtëzakonshme, ndërsa falënderoi organizatorët dhe qytetarët që iu përgjigjen thirrjes për të dalë në shesh.

Aspekti më i rëndësishëm i kësaj proteste sipas Berishës, ishte “se për herë të parë prej vitesh në shesh doli opozita e vërtetë në shesh”.

Kreu i PD iu drejtua të tijve duke i thënë se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga tani është e përpjetë, por ata kanë vullnet të hekurt do ta përshkojnë. Berisha tha më tej se opozita është përgjegjëse për situatën në të cilën Edi Rama ka çuar vendin , ndërsa tha se tani është koha “që t’i japin duart kësaj qeverie”.

Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare, të gjithë presin nga ne, çfarë përgjigje ti japim ne kësaj qeverie? Kur do ia japim duart kësaj qeverie? Kur do tu dalim zot siç duhet tu dalim, vjedhje dhe shpërdorimit të një regjimi monist?! Sa do të vazhdojmë të durojmë që shqiptarët të vidhen?! Ne jemi përgjegjës! Nëse opozita do kishte qenë në pozitën e vet, Rama do ishte në burg sot! I dënuar 50 vjet të mbledhura të gjitha bashkë. Kjo është e vërteta. Kemi humbur kohë, por u jemi mirënjohësve që besuan te opozita jonë, ne do u dalim zot. Imagjinoni ky bën gjithçka për të përbaltur emrin tonë. Ky do të na paraqesë ne si njerëz të drogës, krimit, dhe në këtë kohë në vend të mendojë si të çlirojë nga presioni i çmimeve qytetarët, mendon si të mbjellë vendin me drogë apo të legalizojë kanabisin.

Pas atij suksesi të 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë, se kështu vjen… sa më lart synojmë të ngjitemi aq më përpjetë na bëhet rruga, por ne do e përshkojmë, ju keni vullnet të hekurt.

Berisha, në mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, ka dhënë direktivat në lidhje me atë se çfarë do të duhet të bëhet në të ardhmen.

“Ajo protestë nuk ishte mbështetje për ne por për kauzën tonë të drejtë dhe besim që do i qendrojmë asaj kauze. Ka rëndësi të jashtëzakonshme të avancojmë më tej me axhendën tonë. si arritëm më 7 korrik?

Arritëm me një organizim shumë të mirë, arritëm duke mobilizuar strukturat dhe pa këtë nuk arrihej. Arritëm duke dalë jashtë vetes sonë, duke u bashkuar me eksponentë dhe organizata të shoqërisë civile që kanë qenë zëra të kauzave të drejta të qytetarëve. kujtoni pak betejat e tyre me policinë. Çështjet që trajtonim janë të drejta.

Me politikat e tij po shpopullohet vendi, këtë rrugë do të ndjekim. Veçanërisht zgjerimin tonë, prekjen takimin me të gjithë komunitetin aty ku jemi. Tani ju mund të bëni mbledhje seksionesh dhe jau sugjeroj, por do bëni më shumë mbledhje komunitetesh. Tek shkalla, tek pallati, sheshi. Tu lutemi e të bisedojmë me komunitetin. Të kalojmë në komunitet, të përdorim logjikën, të bëjmë debat me qytetarët.

Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Sepse nuk po mbrojmë interesa, nuk është betejë për pushtet por për qytetarët. nuk marrim pushtet pa votën e lirë. ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.