Aktualitet Politikë

Berisha në konferencë për shtyp: Deputetët që munguan në Kuvend do afrohen dora-dorës!

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të martë theksoi se me Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’ jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia.

“PD kaloi kuvende të mëdha, në kuvend e 30 prill ajo bëri zgjedhje në forumin më të rëndësishëm. Të gjitha kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por u arkivua në harresë kryetarokracia apo presidencokracia. Unë mund t’ ju them se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë. Janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force në tetë degë nga Saranda në Mat fituan zonja të nderuara”, tha Berisha.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit Kombëtar.

35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi tregon  se tashmë kemi të bëjmë me një PD,  më të hapur duke rikthye në Këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar,  Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Lidhu me këtë Berisha deklaroi:

Është e pashmangshme që në votim të tillë të mos ketë zemërthyer, ajo çfarë i them çdo njërit prej tyre në mënyrën më miqësore, nëse kanë edhe dyshimin më të vogël për numërin jo korrekt, le të kërkojnë rinumërimin votë për votë. Komisioni do të plotësojë kërkesat tuaja. Nëse delegatët votonin dhe votat manipuloheshin, kjo praktikë merr fund njëherë e përgjithmonë.

Çdo votë është numëruar live, kush të dojë do t’i kontrollojë dhe rinumërojë. Imagjinoni Partinë karshi, e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk shihet e as nuk ekziston votë. Risi madhore e këtij procesi, dimension madhor ishte bashkimi, zotimi ynë për nëj parti më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur. PD si e tillë nuk ka qenë ndonjëherë në një Kuvend më e bashkuar sesa me 30 prill. Mos harroni vetëm një moment, gjatë procesit të kryetarëve të degëve, 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori nuk ka pasur një pjesëmarrje të tillë. Për ata që dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh. 40 mijë antarë aktiv, janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme e pamposhtur. Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë me qindra dhe mijëra anëtarë dhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin, u bashkuan në këtë proces. Ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë, antarësia u bashkua. Ka disa grupe të vogla që dora dorës do bashkohen. Thirrja e bashkimit do funksionoj, përkundrejt sulmet dhe trillimeve të qeverisë.

Berisha foli edhe për vizitën e anëtarëve të DASH me disa nga politikanët shqiptarë një ditë para se të mbahej Kuvendi i thërritur prej tij. Ai preferoi të ndante vetëm mesazhin: “Loja me kukulla s’është serioze.

Përpjekja e të majtës shqiptare dhe e SHBA-ve nuk cakton kryetarin e udhëheqjen e forcës demokratike në vend”.

“Po të kthehemi në dhjetor zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla s’është serioze, nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja siç e thash edhe në Kuvend ku e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botës nuk cakton kryetarin dhe udhëheqjen forcës demokratike dhe konservatore të Shqipërisë. Të tjerat janë çështje protokollesh”, përfundoi Berisha.