Aktualitet Politikë

Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, ja si do zhvillohen primaret!

Top Channel publikon dokumentin që pritet të kalojë për votim në takimin e Këshillit Kombëtar të PD-së që do të mbahet këtë pasdite.

Dokumenti përmban rregullat mbi përzgjedhjen e kandidatëve demokratë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend në 2023-shin.

Sipas këtij dokumenti kandidatet evidentohen përmes vetëpropozimit, propozimit nga anëtarësia ose propozimi nga organet qendrore të partisë.

Kryetarët e degëve që futen në primare duhet të japin dorëheqjen nga drejtimi i degës.

“Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare. Anëtarët dhe simpatizantët e partisë ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre të votës në primare, pa asnjë dallim, në përputhje me modalitetet e parashikuara në këtë rregullore”, thuhet në dokumentin e PD.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Primaret dokumenti i plotë!