Politikë

Berisha organizon sot “foltoren” e tretë në Vlorë/ Thirrje demokratëve: “vetëm të bashkuar fitojmë”.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë sot në oën 18:00 “Foltoren” e tretë në Vlorë.

Ai i është drejtuar me një thirrje gjithë demokratëve të qytetit bregdetar të marrin pjesë në Foltore pasi vetëm të bashkuar fitojnë.

Vlora do të jetë destinacioni i tretë i Berishës në misionin e tij për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

STATUSI NGA SALI BERISHA

Njoftim!

Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb

 

Pasi u perjashtua nga grupi Parlamentar i partise Demokratike, Sali Berisha nisi me 16 shtator takimet me demokratët për të vendosur sic thotë ai, dinjitetin në PD.

Në “foltoren” e parë që startoi nga Tirana, Berisha e konsideroi Bashen ish-kryetar dhe lider të thyer. Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Në këtë takim ishin të pranishëm deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Cela, të cilët vendosën të rreshtohen në krah të ish-Kryeministrit, dhe te bojkotonin sallën e seancës plenare qe po zhvillohej në të njëjtin orar. Gjithashtu Berisha u mbështet nga ish-Presidenti Bujar Nishani,  ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, dhe disa ish-deputetë të Partise Demokratike.

“Foltorja” e dytë e Ish-Kryeministrit Berisha u zhvendos në Fier. Në këtë takim me simpatizantët e PD gjuha e Berishes ishte edhe më e ashpër. Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dorëzonte mandatin e deputetit dhe të kryetarit të PD-së dhe të largohej nga kishte ardhur.