Aktualitet Politikë

Berisha: “PD me drejtim të dështuar në 8 vite!”

Sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se “PD ka pasur drejtim të dështuar në 8 vitet e fundit”. Berisha nënvizoi se “PD ia doli përkundër vështirësive të jashtëzakonshme të jetë sot opozitë e vërtetë”.

Ne ia dolëm përkundër vështirësive të jashtëzakonshme të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi sot më të fuqishëm e më të vendosur se kurrë në misionin tonë.

Sa herë që të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, proces të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve të PD-së. Ata në 8 vite, tani jemi në të 9-tin, kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi, sapo u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike. Me idealet e tyre udhëheqëse ata kishin arritur që edhe në zgjedhjet e fundit ta mbajnë këtë parti forcën më të madhe politike në Europën post-komuniste pas FIDEZ-it të Hungarisë.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka u shpreh në fjalën e tij:

Kam besimin se ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marrë rolin e tij si organi më i rëndësishëm siç është i parashikuar në statut dhe siç duhet të jetë midis dy kuvendeve, si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që për fat të keq e kishte humbur në 8 vitet që kaluan, mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit edhe të Kuvendit në një pikë të tillë që e bënte praktikisht të pa-mbledhshëm Këshillin jo më të merrte vendime që nuk i mori kurrë.

Paloka u shpreh se sot ka vetëm një pikë në rendin e ditës, zgjedhja e Kryesisë së re të PD dhe se në sallë kishte të pranishëm 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar duke plotësuar kuorumin. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, nisi procesi i votimit për Kryesinë ku konkurrojnë 47 kandidatë.