Politikë

Berisha: Po vijojmë diskutimet me aleatët, do kemi koalicion të gjerë në zgjedhjet e 2023!

Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet lokale 2023 duke thënë se po vijon diskutimet me aleatët. Teksa u shpreh se e mbështet mendimin e kandidatit të përbashkët, por duhen gjetur format më të përshtatshme për të mundur Ramën. Sipas tij, aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare.

“Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë.

Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. Aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi koalicion të gjerë”, tha Berisha.