Aktualitet Politikë

Berishës nuk i del e keqja: “Të gjithë së bashku të hedhim në koshin e plehrave Lulzim Bashën”!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Me një mesazh drejtuar anëtarësisë u kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike por t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës.

“Të dashur anëtare dhe anetarë të Partisë Demokratike, asnjë largim nga rradhët e saj por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha. Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë”

Më herët sot Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se sot kombi ynë përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohje për veprën e pavdekshme të Azem Hajdarit të vrarë 23 vite më parë para selisë PD. Berisha shton se sot 23 vite nga kjo ngjarje, kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë për demokratët ndërsa sulmon Bashën duke e cilësuar vegël mjeranë të Ramës në krye të PD-së.