Celebrities Dita e 8 Gossip Showbiz

Bes Kallaku: “I lashë Xhensilës roje te shkolla për të marrë informacion për të”

Bes Kallaku ka treguar detaje për njohjen e tij me Xhensilën për “Dita e 8”. Aktori i njohur është shprehur se ka qenë dashuri me shikim të parë dhe historinë e dashurisë së tyre.

Me Xhensilën ishte dashuri me shikim të parë. Ajo ishte 16 vjeç në atë kohë dhe e pashë për herë të parë kur kaloi me mamanë e saj. Ka qenë koha kur Xhensila ishte te Ethet. Ju afrova dhe i thashë të ëmës nuk e di se çfarë e ke këtë gocën, por ta ruajttë Zoti. Pastaj, nuk lashë njeri pa pyetur për ti marrë numrin, derisa ja gjeta. I lashë dhe një roje te dera e liceut që ta ruante, të merrja informacione.

Aktori, në formë humori, tregoi gjithashtu dhe si ka arritur t’ja fitojë zemrën Xhensilës.

Më pyesin gjithmonë, a e kam unë çelësin e zemrës, unë ju them gjithmonë se jam çelës kopil. 

Si çdo çift, aktori i humorit Bes Kallaku është shprehur se dhe ata të dy kanë debate dhe zënka në çift, por e rëndësishme është që kanë gjetur mirëkuptimin mes të dyve.