Showbiz

Bes Kallaku nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në “Portokalli”

Aktori i humorit dhe së fundmi këngëtari mjaft i suksesshëm Bes Kallaku ishte i ftuari i rradhës në Live From Tirana.

Ai foli për filmin e tij “Falco” xhirimet e të cilit kanë mbetur pezull momentalisht për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga Covid-19. Sa i përket përfshirjes së tij në muzikë, pas bashkëpunimit me Anila Mimanin, Besi u shpreh se do të bëjë edhe një ripunim të një prej projekteve muzikore të Andi Shkozës.

Nga ana tjetër, Kallaku u pyet edhe për karrierën e tij si aktor e mbi të gjitha për spektaklin e humorit “Portokalli” ku ka qenë pjesë për shumë vite si një ndër personazhet më kryesore të tij.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund të them që do kthehem e nuk mund të them që nuk do të kthehem.”Portokallia” ka qenë traseja ku unë kam fituar gjithçka dhe do të vazhdojë të jetë pikënisja e karrierës sime” -tha Besi gjatë intervistës për mikrofonin e TAR.