Celebrities Gossip Showbiz

Bes Kallaku rrëfen arsyen e vërtetë të largimit nga ‘Portokalli’!

Bes Kallaku është një aktor shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai u njoh dhe krijoi imazhin e tij në emisionin e humorit “Portokalli”. Për vite me rradhë, aktori i serviri publikut role shumë të bukura, që ende sot e kësaj dite pëlqehen dhe rishihen.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Besi e cilësoi “Portokallinë” si një cikël të mbyllur dhe tregoi se nuk ka më mundësi rikthimi në atë program humori.

Gjithmonë flitet, një herë dy muaj thuhet se Xhensila është shtatzënë. Duan të na shohin prindër për herë të dytë. Edhe lajmi për “Portokallinë” nuk është i vërtetë, janë llafe.

Besi ka treguar gjithashtu se punën që ai bën nuk e vlerëson për para, pasi nëse do të ishte ashtu do të kishte pranuar ofertat e marra gjatë tre viteve pauzë.

Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision.

Jo pak bujë bëri deklarata e aktorit, i ftuar në “Dita e 8” në TAR, ku tregoi se në fillimet e njohjes së tij me Xhensilën, ai i vendosi roje në portën e shkollës për ta ‘vrojtuar’ se ku shkonte.

I lashë dhe një roje te dera e liceut që ta ruante, të merrja informacione.