Celebrities Gossip Showbiz

Bes Kallaku sërish i revoltuar: “Më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar!”

Bes Kallaku është një aktor shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai u njoh dhe krijoi imazhin e tij në emisionin e humorit “Portokalli”. Për vite me rradhë, aktori i serviri publikut role shumë të bukura, që ende sot e kësaj dite pëlqehen dhe rishihen.

Megjithatë edhe pse me një karrierë tanimë të konsoliduar Besi në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar se e ka menduar largimin nga Shqipëria dhe shkak për këtë ka treguar se janë bërë njerëzit.

Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi.

Megjithatë, duket se aktori është shumë i revoltuar me ngjarjet e ndodhura së fundmi, përfshirë ardhjen e afganëve në Shqipëri dhe vaksinimin e detyrueshëm. Me anë të një monologu të bërë së fundmi, Besi është shprehur:

Më mirë  të jesh afgan në Shqipëri, se sa të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të vrasin. Po të jesh afgan vazhdon tek hoteli e pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka shembur tërmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë afganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina.

Jo pak bujë bëri deklarata e aktorit, i ftuar në “Dita e 8” në TAR, ku tregoi se në fillimet e njohjes së tij me Xhensilën, ai i vendosi roje në portën e shkollës për ta ‘vrojtuar’ se ku shkonte.

Besi ka treguar gjithashtu se punën që ai bën nuk e vlerëson për para, pasi nëse do të ishte ashtu do të kishte pranuar ofertat e marra gjatë tre viteve pauzë.