Showbiz

Besa Kokëdhima reagon ndaj Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen”: “Ky është bullizëm”

Çdo të premte mbrëma të gjithë nguliten para ekranit të Top Channel për të shijuar “Hell’s Kitchen”, sezoni i ri i të cilit sapo ka nisur. Renato Mekolli këtë herë ka zgjedhur të jetë një djall i vërtetë.

Nuk kanë munguar skenat e rënda të përplasjeve të pjatave dhe hedhja e ushqimit në tokë, zënkat e konfliktet mes konkurrentëve apo ato më të komentuarat, ulëritjet e shef Renatos. Këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen e këngëtares së famshme Besa Kokëdhima e cila ka reaguar me kritika në rrjetin social Instagram.

“Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer por kjo është e papranueshme!” -shkroi këngëtarja në Insta Story ku postoi një video teksa Renato Mekolli ofendon një nga konkurrentet duke e quajtur qorre. Kjo e fundit e cila mban syze optike, hasi vështirësi në përgatitjen e pjatës gjë që e irritoi shumë shefin e kuzhinës.