Celebrities Gossip Showbiz

Besa Kokëdhima shtrohet në spital, çfarë po ndodh me këngëtaren?

Këngëtarja, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Nuk dihet se për çfarë arsye, por Besa bëri një pauzë gati 1-vjeçare duke mos sjellë asnjë prurje të re.

Megjithatë, bukuroshja nuk i ka munguar publikut për sa i përket aktivitetit në rrjete sociale, ku kjo e fundit nuk ngurron të tregojë momente edhe nga jeta e saj private apo ku shpesh poston reagimet e saj në lidhje me çështje të ndryshme që e shqetësojnë. E së fundmi, Besa ka shqetësuar ndjekësit e saj, teksa ka treguar se është shtruar në spital pasi është helmuar. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, këngëtarja ka postuar një foto nga spitali, teksa krahas ka shkruar:

Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do të bëhem një pirate që jeton në det.

I urojmë Besës një shërim sa më të shpejtë!

Rikujtojmë se, para dy ditësh, Besa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një karusel fotografish, teksa krahas tyre zbuloi surprizën e madhe për të cilën mund të themi me plot gojë se ja vlejti pritja. Artistja nuk ka qenë shumë aktive, pasi është marrë me albumin e saj më të ri, i cili do të jetë një “epokë e re” për Besën.

Mirëpo, diçka që na tërhoqi vëmendjen janë ‘hashtags’ që këngëtarja ka përdorur për të paralajmëruar këtë album. Nuk dimë se çfarë ka dashur Besa të nënkuptojë me Francën, por ndoshta mund të jetë edhe duke na zbuluar se po nis një karrierë ndërkombëtare. Gjithsesi, ne na mbetet të presim për detajet që do të tregojë në ditët në vijim.