Celebrities Ndryshe

Besmir Bitraku: “Korçarët janë më të mirë se durrsakët…”

Besmir Bitraku, një aktor shumë i talentuar dhe i dashur për publikun shqiptar ishte i ftuar në një lidhje telefonike këtë të martë në “Ndryshe”. Ai u përgjigj disa pyetjeve lidhur me profesionin e tij dhe jo vetëm.

I pyetur se kush është aktor më i mirë, një korçar apo një durrsak, Besmiri u përgjigj me nota humoristike.

Korçarët janë më të mirë se durrsakët, jo vetëm si aktorë por në të gjitha artet.

Ndër të tjera, ai foli edhe për përjetimet e tij në zhanret e ndryshme. Artisti tregon se drama është më e thjeshtë për t’u luajtur, por komedia është më argëtuese. Kjo është arsyeja kryesore që aktori preferon komedinë, pasi edhe i përshtatet me karakterin.

Në mbyllje, Besmiri u shpreh se filmat e Hollywood-it që kanë dalë së fundmi, i pëlqejnë shumë dhe do të ishte kënaqësi për të të merrte pjesë në ndonjë nga to.