Lancio Music

Beyonce dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”

Më 31 janar të vitit 2021 do të mbahet për të 63-ën herë evenimenti i “Grammy Awards.” Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ende nuk jemi të informuar se si do të transmetohet shfaqja.

Deri tani Beyonce dominon nominimet e “Grammy Awards 2021.” Këngëtarja e famshme Beyonce është nominuar në 9 kategori me këngën e saj “Black Parade” përfshirë këngën dhe regjistrimin më të mirë të vitit. Me 24 çmime të fituara, Beyonce shpallet gjithashtu artistja e dytë më e nominuar në historinë e Grammy-s, pas Paul McCartney, me 79 nominime në total.

Ndërkaq Taylor Swift, Dua Lipa dhe Roddy Rich ndjekin Beyonce me nga 6 nominime. Kujtojmë se Dua ka marrë dy nominime per “Albumin dhe Regjistrimin e Vitit.”

Lista e plotë e nominimeve:

“Black Parade” Beyoncé
“Colors” Black Pumas
“Rockstar” DaBaby featuring Roddy Ricch
“Say So” Doja Cat
“Everything I Wanted,” Billie Eilish
“Don’t Start Now” Dua Lipa
“Circles” Post Malone
“Savage” Megan Thee Stallion