Celebrities Gossip Showbiz

Beyonce feston ditëlindjen e binjakëve të saj në mënyrën më të ëmbël!

Beyonce është një këngëtare dhe performuese e cila është shfaqur në skena që në moshë vërtet të vogël. Ajo shpeshherë publikon foto të veshjeve të saj, por këtë herë, ngrohu zemrat tona me një publikim vërtet të veçantë.

Këngëtarja ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare, një baner për të uruar ditëlindjen e vogëlushëve të saj. Rumi dhe Sir bënë këtë të dielë katër vjeç dhe artistja nuk nguroi ta shpërndante lajmin në faqen e saj zyrtare.

Çfarë është më mirë se një dhuratë, 2. Gëzuar ditëlindjen Rumi dhe Sir.

Artistja na surprizoi pasi nuk na ka mësuar më parë me publikime të binjakëve. Ndërkohë, ka shpërndarë më shpesh publikisht lidhur me vajzën e saj më të madhe Blue Ivy.

Kujtojmë, se Beyonce ka krijuar një familje me këngëtarin Jay Z. Dyshja janë njohur në vitin 2000, por filluan të dalin me njëri-tjetrin në vitin 2001.