Bota

Biden: “Anthony Blinken do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit”

Joe Biden zgjodhi. Në administratën e tij, Anthony Blinken do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ka detyrën e “rihedhjes” së Shteteve të Bashkuara në skenën e demokracisë ndërkombëtare. Paraprakisht, lajmi bëhet i ditur nga mediat por nesër pritet njoftimi zyrtar kur presidenti i sapozgjedhur të emërojë dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, krahas Ambasadorit të Uashingtonit në Kombet e Bashkuara.

Blinken shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Biden kur ishte zëvendës/President dhe më vonë u emërua zëvendës/sekretar i Shtetit nën drejtimin e Barack Obamës. Kur Biden ishte një senator, Blinken ishte drejtori i tij i stafit në komitetin e punëve të jashtme. Pas administratës së Obamës, Blinken bashkëthemeloi firmën e strategjisë politike “WestExec Advisor” së bashku me një tjetër ish të epokës së Obamës, Michele Flournoy.