Bota

Biden e quajti “vrasës”, Putin: I uroj shëndet!

Reagime të shumta në Moskë pas deklaratave së presidentit amerikan. Joe Biden u shpreh se homologu i tij rus do të “paguante një çmim” për pretendimin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020 dhe konfirmoi nga ana e tij se presidenti rus është “vrasës”. Presidenti Vladimir Putin reagoi duke përdorur një gjuhë shumë më diplomatike se Biden.

Sa i përket deklaratës nga homologu im amerikan, ne me të vërtetë e njohim mirë njëri-tjetrin, ashtu siç e tha edhe ai. Çfarë do t’i përgjigjesha atij? Unë do t’i thoja: Rri i shëndetshëm! Të uroj shëndet të mirë

Presidenti rus  theksoi se fjalët e tij nuk ishin shaka apo ironi. Putin në një gjuhë të kujdesshme dhe tejet thumbuese ai tha se qenia njerëzore projekton mbi të tjerët atë që mendojnë për veten e tyre.

Ne gjithmonë i shohim cilësitë tona në një person tjetër dhe mendojmë se ai është i njëjtë me ne. Në këtë mënyrë ne vlerësojmë veprimet e tij dhe japim një vlerësim në përgjithësi

SHBA duhet të marrin në konsideratë interesat ruse theskoi Putin. Ndërkohë  gjatë orëve të para të ditës së sotme ishte deklaruar se Rusia pret nga SHBA të kërkojnë falje dhe kërcënuan se mund të hakmerrej kundër Uashingtonit nëse nuk merr një reagim të tillë.

Në një lëvizje tepër të pazakontë pas intervistës së Biden, Rusia të Mërkurën thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime urgjente mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes palëve. Vendimi për tërheqjen e ambasadorit për konsultime sipas nënkryetarit të parlamentit rus  ishte i duhuri në këtë situatë dhe paralajmëroi se kjo lloj deklarate nuk është e pranueshme në asnjë lloj situatë.