Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Biden fjalim prekës: Viktimat e COVID, moment pikëllues!

Presidenti amerikan Joe Biden i cilësoi “moment të zymtë dhe pikëllues”, më shumë se 500 mijë vdekjet nga Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Ai i bëri thirrje vendit që të bashkohet në luftën kundër pandemisë. “U apeloj të gjithë amerikanëve që të kujtojnë – të kujtojnë ata që kemi humbur dhe ata që kemi lënë mbrapa”, ka thënë Biden në një adresim televiziv. Ai u kërkoi qytetarëve që të gëzojnë kujtimin për familjarët e humbur duke iu referuar përvojës së tij personale në të përballurit me humbje të tilla.

“Për mua, rruga përmes hidhërimit, është gjetja e qëllimit”, ka thënë Biden në një adresim emocional nga Shtëpia e Bardhë. Biden, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill, nënpresidentja Kamala Harris me bashkëshortin, më pas doli jashtë Shtëpisë së Bardhë për të mbajtur një moment heshtjeje para 500 qirinjve që përfaqësonin shifrën e lartë të të vdekurve, ndërsa bendi ushtarak performonte këngën “Amazing Grace”.

Më herët, flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe nëpër ndërtesat tjera federale në SHBA, si dhe nëpër ambasada në gjithë botën, si shenjë të përkujtimit të jetëve të viktimave.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 500 mijë e 159 viktima me Koronavirus, ose rreth një e pesta e numrit global të vdekjeve, që ka arritur në gati 2.5 milionë.