Bota

Biden konferencë shtypi pas takimit me Putin: Nuk kam asgjë kundër Rusisë!

Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi  një konferencë shtypi pasi përfundimit të bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.

“Dua që Presidenti Putin të kuptojë pse unë them çfarë them dhe pse bëj çfarë bëj. I thashë presidentit Putin se agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo kujt do tjetër, është për popullin amerikan”, tha Biden

Të drejtat e njeriut “janë ata që ne jemi”, ashtu si amerikanët. Ata do të jenë gjithmonë në tavolinë.

Ashtu si Putin, Biden tha se do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar disa infrastruktura kibernetike që i kanë kaluar kufijtë.

Biden shtoi se takimi ishte konstruktiv, por kishte edhe tema për të cilat nuk ranë dakord. Ndër të tjera tha se i theksoi Presidentit Putin se çështja e Alexei Navalny është tepër e rëndësishme.

“Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Është shumë e rëndësishme të luftojmë COVID-19. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si President. Ne përpiqemi të kemi një qeveri të fortë e të përgjegjshme, ngritëm çështje të ndryshme, si Irani. Ia bëra të qartë se do të luftoj kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Duhet të jemi të angazhuar e të përfshijmë sa më shumë njerëz. Ngrita edhe çështjen e një Europe të lirë, lirisë së fjalës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Patjetër që duhet të ketë një bazë që s’duhet të shkelen. Duhet bashkëpunim si për popullin amerikan, rus, dhe sigurinë e botës, shton Presidenti amerikan.

Më herët, Putini mbajti konferencë për shtyp ku tha se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit dhe do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike. Ai e përshkroi samitin si “konstruktiv” dhe “produktiv” në tërësi.