Bota

Biden në Shtëpinë e Bardhë në një dhomë, rikthehen edhe qentë

Pas katër vjetëve mungesë, Shtëpia e Bardhë do të jetë sërish shtëpi për qentë. Kur çifti presidencial Joe dhe Jill Biden të jetojnë në këtë ndërtesë, do të marrin me vete dhe qentë e tyre, Major dhe Champ. Donald Trump ka qenë presidenti i parë prej Andreë Johnsonit në vitet 1860, që nuk ka pasur ndonjë kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë.

“Nga këlysh i strehuar në Asociacionin Human të Delauerit, në Qenin e Parë të Shtëpisë së Bardhë, Major Biden është dëshmi që secili qen mund të jetojë ëndrrën amerikane”, ka thënë Asociacioni Human i Delauerit.

Champ, një tjetër qen, i është bashkuar familjes Biden më 2008.

Gjithashtu Presidenti i ardhshëm e Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e parë do të ndajnë të njëjtën dhomë gjumi, në ndryshim nga bashkëshortët Trump që i kishin të ndara.