Bota

Biden nis strategjinë mbarëkombëtare për të frenuar pandeminë koronavirus

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një seri urdhrash ekzekutivë dhe nisi një strategji mbarëkombëtare për të frenuar pandeminë koronavirus. Por bëri parashikime të zymta se vdekjet nga COVID-i mund të kalonin shifrën 500 mijë në muajin shkurt.  “Plani ynë fillon me një fushatë agresive vaksinimi, të sigurt dhe efektive për të arritur qëllimin tonë për të dhënë 100 milion vaksina në 100 ditët e para në detyrë”, – theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë i cili dy ditë më parë bëri betimin si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ndër urdhrat ekzekutive për të sinjalizuar distancimin nga administrata e paraardhësit të tij të planifikuara menjëherë pas marrjes së detyrës janë:

-Kthimi i SHBA-së në marrëveshjen e klimës së Parisit, pakti global për uljen e emetimeve të karbonit
-Shfuqizimi i ndalimit të diskutueshëm të udhëtimit nga vendet me shumicë myslimane
-Mbajtja e maskave në të gjitha ambientet publike
-Shtrirje ndaj kufizimeve në të gjithë vendin për ndalimin e tubimeve për shkak të pandemisë

Këto urdhra ekzekutivë janë vetëm një pjesë e planit  ambicioz të Joe Bidenit për 10 ditët e tij të para në detyrë.