Auto & Moto Botë e Çuditshme

Bie nga ashensori, Ferrari super luksoz bëhet copash!

Një anomali teknike në një prej ashensorëve të një parkimi në Pal Beach, Florida, ka shkaktuar një aksident tepër të kushtueshëm teksa një makinë luksoze Ferrari, që kushtonte plot 240,000 dollarë u dëmtua rëndë, pasi ra me pjesën e prapme, duke u copëtuar.

Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pas incidentit dhe u deshën plot katër orë për të nxjerrë nga ashensori makinën sportive. Ata fillimisht duhej të ndalonin një rrjedhje të rrezikshme karburanti nga Ferrari i argjendtë, një proces që u kërkonte atyre të fiknin të gjithë energjinë në qendrën komerciale ku u regjistrua incidenti.

Zjarrfikësit më pas punuan me një kompani tërheqëse për të lehtësuar dëmet, duke e kapur nga lart për ta nxjerrë nga gropa ku ishte zhytur me pjesën e saj të pasme. Imazhet e makinës së argjendtë tregojnë dëme të mëdha në pjesën e pasme të saj, ndërsa drejtuesit e koncesionarit të Ferrarit ende nuk kanë bërë një llogari të dëmeve materiale të shkaktuara në automjet nga ky aksident.