Aktualitet

Bie sërish numri i infektimeve, asnjë humbje jete dhe 23 raste të reja me COVID në vend!

Vijon të mbetet nën kontroll situata me pandeminë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit është vënë re sërish një rënie e numrit të të infektuarve me koronavirus. 23 raste të reja infeksioni dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend.

Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID-19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste pozitive, nga 43 që ishin një ditë më parë.

Lajm i mirë është se vijon të mos ketë asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm, ndërsa janë shëruar edhe 11 të infektuar. Sipas MSH, ‘Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë”.

Njoftimi i MSH:

Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.
Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.