Celebrities Gossip Showbiz

Bieta Sulo i kthehet prezantueses që e cilësoi të pavlerë nismën e saj për gjelbërimin!

Bieta Sulo së fundmi ka nisur një nismë të re për gjelbërimin dhe sensibilizimin ndaj tij në rrjete sociale. Ajo fton të gjithë që vizitojnë vende me gjelbërim, sidomos tani pasi natyra po ‘vuan’ shumë dhe po shkatërrohet si nga dora njerëzore ashtu edhe nga kushtet klimaterike.

Ajo gjithashtu nominoji shumë personazhe të njohur në mënyrë që ta reklamojë sa më shumë nismën e saj.

Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga nstagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, duket se ka njerëz që e cilësojnë si të pakuptimtë këtë nismë dhe një ndër to është prezantuesja Balina Bodinaku. Ajo ka reaguar nëpërmjet një Instastory duke ‘thumbuar’ drejtpërdrejtë Bietën.

Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte. Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin.

Teksa, Bieta nuk ka qëndruar pa ju kundërpërgjigjur prezantueses me disa fjalë nga Instagram- i saj.

Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin.