Showbiz

Big Basta i bën një dedikim romantik Vesa Lumës

Ata janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it të cilët prej kohësh jetojnë në Zelandën e Re së bashku me të voglin e tyre Liam.

Siç e keni parë edhe nga titulli bëhet fjalë për Big Basta dhe Vesa Luma që shpeshherë i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale duke i transmetuar pozitivitet edhe fansave.

Këtë herë ka qenë reperi ai i cili shkroi disa fjalë të ëmbla për bashkëshorten e tij njëkohësisht duke i treguar ndjekësve se shumë shpejt ata bëjnë 10 vite së bashku.

“Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë të karakterit tënd, prandaj jam me fat që e kam. Shoqja e ngushtë përjetë, Vesa Luma. Të dua!” -shkruan Bigu në diciturën e fotos së postuar në Instagram.