Film & Tv Gossip

“Big Brother Vip Albania” vjen në muajin tetor! Sa prej jush mezi po e prisni?!

“Big Borther Vip Albania” nuk ka filluar ende, por deri tani ka bërë shumë bujë nëpër media. Duket se të gjithë janë të interesuar të dinë detaje ekskluzive lidhur me emisionin e shumëpritur, duke nisur nga prezantimi deri te ata që do të jenë pjesë.

Shumë lajme dhe thashetheme kanë qarkulluar rreth moderimit të “Big Brother VIP”, ku përflitej për dy emra shumë të dashur për publikun, Luana Vjollca dhe prezantuesja historike e formatit Arbana Osmani. Kujtojmë, se ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani, që në llogarinë e saj në Instagram ka konfirmuar se këtë edicion do të jetë ajo që do ta drejtojë programin dhe i ka dhënë përgjigje çdo pyetjeje që mund të kishin ndjekësit e saj.

Në InstaStory, ajo ka dhënë dhe disa detaje më shumë për çdo paqartësi apo kuriozitet. Sërish edhe në këtë edicion, do të jenë plot 100 ditë transmetimi live që do të transmetohen në dy kanale të platformës Digitalb. Shtëpia do të jetë tejet luksoze me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë. Arbana ka zbuluar dhe rreth çmimit të madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro. Sa për opinonistin, ajo është shprehur se do të jetë ai apo ajo që do të përfaqësojë më mirë opinonin e secilit prej publikut që do të ndjekin programin nga shtëpia, përfaqësuesi i zërit të publikut në atë studio.

Ndërkohë, ka edhe shumë diskutime lidhur me konkurrentët pjesëmarrës. Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” ka zbuluar se cila do të jetë konkurrentja e parë. Pa treguar portretin e saj të plotë, por vetëm trupin e një vajze të veshur me një fustan të shkurtër me pika. Ndërkohë, burime të brendshme pranë dy ish-konkurrentëve të “Për’Puthen”, Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba, kanë zbuluar se ata do të jenë pjesë e show-t më të ri televiziv, por ende lajmi nuk është konfirmuar.

Vetëm pak çaste më parë, faqja zyrtare në Instagram ka publikuar një klip promovues, ku është shkruar se emisioni i shumëpritur vjen në tetor. Me siguri, një program që do të marrë dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve!