Celebrities Gossip Showbiz

“Big Brother VIP” rezulton termi më i kërkuar në ‘Google’ nga shqiptarët për vitin 2021!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Edhe pse ky ‘reality-show’ kaq i dashur për publikun shqiptar nisi vetëm me datë 5 tetor të këtij viti, “Big Brother VIP” arriti të jetë termi më i kërkuar në platformën ‘Google’ për vitin 2021. Rikujtojmë se, para disa ditësh edhe një prej banorëve, Donald Veshaj rezultoi si personi më i kërkuar për këtë vit duke lënë pas edhe Sali Berishën. Kjo u konfirmua nga vetë themeluesi i “Big Media Expert”, Tom Kallanxhiu i ftuar në një emision së fundmi.

Këtë e ka treguar vetë prezantuesja, Arbana Osmani teksa me anë të një Instastory ka shkruar:

“Big Brother VIP” është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. (dhe të mendosh që nisëm në tetor”. 

Epo, nuk është se kishte dyshime, por “Big Brother VIP” me të vërtetë i ka “magjepsur” njerëzit!

Ndër momentet dhe situatat më të përfolura që mund të përmendim në këtë “Big Brother VIP” kanë qenë situatat e krijuar me Fifin, e cila vendosi të largohej nga shtëpia me dëshirën e saj, puthja e shumë përfolur mes Borës dhe Donaldit, trekëndëshi i dashurisë me këta të fundit dhe Beatrixa-n, lidhja e komplikuar mes Sarës dhe PM e të tjera.