Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Big Mama: “Tani kur më shohin burrat, ndërrojnë rrugë!”

Big Mama u bë pjesë e “Big Brother VIP” me 3 dhjetor, eksperiencë të cilën e shijoi për pak javë, ku për shkak të një debati me Antonela Berishën kërkoi të largohet nga shtëpia.

E ftuar ditën e sotme në ‘Pardon My French’, e vendosur para pyetjeve ‘pikante’ të Jonidës dhe Elonës, Big Mama zbuloi jo vetëm lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, por dhe për shumë gjëra të tjera.

Fillimisht Big Mama tregoi çdo të pathënë, çfarë i mbeti peng, kush do të donte ta fitonte dhe si e përjetoi këtë përvojë.

Nuk u futa që në fillim për shkak të angazhimeve. Më vjen keq që nuk kam qenë në periudhën kur ka qenë Kledi. Më ngeli peng. Ato 23 ditë që qëndrova mu dukën si 230 ditë. Mendoj se do e kisha fituar po mos të dilja vetë. Me shpirt kam dashur që ta fitojë Arjola, por pasi mori shtëpinë, s’kam gajle më. Po, do u fusja sërish. Kam një bagazh të madh, kam provuar shumë gjëra, ‘Big Brother VIP’ kishte ngelur, shkova dhe bëra m-në. 

Big Mama gjithashtu tregoi dhe se përse zgjodhi të reagojë ashtu pas debatit me Antonelën dhe a ka ndonjë mundësi pajtimi mes tyre?

Më preku në një gjë që ne shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës e kemi të ndjeshme. Më preku diku, dola nga vetja, s’lejoj njeri të më cënoj identitetin. Ne në luftë nuk kemi shkuar. Nuk më pëlqen si person, si karakter. Unë shoqërohem me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë.

Po jeta personale e këngëtares si po ecën? Bukuroshja na tregoi se në fakt është ‘single’.

Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë. 

Big Mama gjithashtu na zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në muzikë me një projekt të ri.

Do rikthehem shumë fuqishëm. Ndoshta javën tjetër do publikoj diçka. Ndoshta për Shën Valentin. Ka cofur puna e albumeve. Jam në përgatitje të dy- tre këngëve.