Celebrities Gossip Showbiz

Bill Gates mund ta përjashtojë Melinda Gates nga fondacioni i përbashkët në vitin 2023!

Bill Gates dhe Melinda Gates janë një nga ish-çiftet më të përfolura kohët e fundit. Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë në media dhe të shumtë ishin ata që u përpoqën të gjejnë shkakun e këtij divorci.

Këtë herë, dyshja vjen me një tjetër njoftim, teksa kanë vendosur të provojnë të menaxhojnë fondacionin e tyre të përbashkët pa përjashtuar njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo do jetë një periudhë prove, pasi i kanë dhënë vetes një mundësi dy-vjeçare për të testuar nëse kjo gjë do të funksionojë.

Dy muaj më parë, kur dyshja njoftoi divorcin, ata u shprehën se fondacioni i tyre do të vazhdojë të menaxhohet në mënyrë të përbashkët. Megjithatë, këtë të mërkurë u njoftua se asgjë nuk është vendosur ende, dhe ish-çifti do të tentojë të bëjë diçka të tillë për dy vitet e ardhshme.

Nëse bashkëpunimi i tyre nuk do të mund të funksionojë më, Bill Gates do të vazhdojë të kontrollojë fondacionin, ndërkohë që Melinda Gates do të arrijë të marrë përfitime personale për punën e saj shumëvjeçare. Por problemi është se asaj do t’i duhet t’i investojë në projektet e saj personale këto para.

“The Gates Foundation” është një nga fondacionet e bamirësisë më të mëdha në botë, dhe dyshja e ndjen këtë kompani si “fëmijën e katërt”. Gjithçka mbetet për t’u parë, nëse dyshja do ta mund ta menaxhojë në mënyrën e duhur bashkëpunimin e tyre, apo nëse ata do të ndërthurin jetën e tyre profesionale me atë personale.