Celebrities Gossip

Bill Gates shprehet për herë të parë lidhur me divorcin e tij me Melinda-n!

Pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshorten e tij Melinda, Bill Gates ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje në takimin vjetor të biznesmenëve, politikanëve dhe drejtuesve të “Wall Street” dhe “Silicon Valley” të organizuar nga banka e investimeve “Allen & Company” në Idaho, SHBA.

Pas fjalimit të mbajtur nga ai për ndryshimin e klimës, reporteri i “CNBC Becky Quick” e pyeti Gates për divorcin nga Melinda dhe të ardhmen e Fondacionit Gates. Një nga pjesmarrësit në këtë takim, sipas “New York Post”, u shpreh se:

Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional për këtë. Ishte gati të qante.

Burimi shtoi se miliarderi nuk e përdori fjalën “marrëdhënie ” kur fliste për fundin e martesës së tij. Shumë prej të pranishmëve u impresionuan nga qëndrimi i Gates, pasi raportuan se manjati ishte i shqetësuar gjatë gjithë qëndrimit të tij në event.

Pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda majin e kaluar, po qarkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht. Ndërkohë që nuk dihen të sakta shkaqet e ndarjes, në media kanë dalë disa histori që tregojnë se Bill Gates nuk ka qenë i qendrueshëm gjatë martesës së tij.

Rikujtojmë se, Bill dhe Melinda kanë vendosur të provojnë të menaxhojnë fondacionin e tyre të përbashkët pa përjashtuar njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo do jetë një periudhë prove, pasi i kanë dhënë vetes një mundësi dy-vjeçare për të testuar nëse kjo gjë do të funksionojë.